Ballina Aktualitet Vrasja në Selenicë, kapet autori

Vrasja në Selenicë, kapet autori

Gjatë ditës së sotme është vrarë me armë zjarri ish kreu i njësisë administrative të Selenicës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kot të Selenicës ku ka mbetur i vdekur 63-vjeçari Fatmir Hodo.

Nuk dihet ende nëse kjo vrasje ka ndodhur për arsye hakmarrjeje. Policia është gjendur menjëherë në vendngjarje ku dhe po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Nëpërmjet një njoftimi nga policia e shtetit është bërë e ditur dhe kapja e autorit. 

Njoftimi i Policisë së shtetit:

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

 

Forcat e policisë kanë kapur autorin.