Ballina Aktualitet Xhelozia nuk njeh limite! Shqiptari telefonon ish-të dashurën, por e gjen “belaja”

Xhelozia nuk njeh limite! Shqiptari telefonon ish-të dashurën, por e gjen “belaja”

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bolonjës, që çoi deri në përplasjen me makinë të shqiptarit.

Telefonata ndaj ish-të dashurës nga 20-vjeçari shqiptar, ka acaruar situatën ku bëhet me dije se një italian e ka aksidentuar me makinë nga xhelozia.

Ky i fundit,30-vjeçar, kishte lidhje aktuale me vajzën, e ndërsa merr vesh bisedën mes tyre kërkon të takohet me të riun shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ka shkuar pas lënies së takimit në vendin e caktuar nga ku dy persona i kanë dalë para për ta rrahur me shkopinj. I riu shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka mundur ti shpëtojë agresorëve por në momentin e largimit, i dashuri i italianes ka tentuar ta shtypë me makinën e tij.

Shqiptari, i cili pësoi lëndime të lehta në gjunjë dhe krahë arriti të lajmëronte policinë, që bëri të mundur arrestimin e katanezit. Ndërsa dy agresorët e parë nuk janë identifikuar ende.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook