Ballina Aktualitet Me yll të kuq në Kuvend, ja çfarë nuk u pa sot...

Me yll të kuq në Kuvend, ja çfarë nuk u pa sot nga ekranet tuaja

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë ditën e sotme nga debate të ashpra mes opozitës dhe qeverisë.

Hapja e seancës u bë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila nuk kishte asnjë argument se si të mbronte urdhrin e firmosur nga ajo, për ekstradimin e Nazer Seitaj.

Sikundër Ditmir Bushati, me duar e këmbë, kërkoi të mbronte votën kundër SHBA-së që Shqipëria dha në OKB.

Por ja disa nga pamjet që nuk i keni parë në ekranet tuaja, në të cilat shihet Edi Rama që nuk lë asnjë rast pa provokuar, duke vendosur edhe yllin e kuq, si për të treguar prejardhjen e tij komuniste, deri tek kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi që është i përqendruar në letrat që ka para.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook