Ballina Aktualitet Zbulohen detajet e vrasjes së 18-vjeçarit shqiptar në Greqi

Zbulohen detajet e vrasjes së 18-vjeçarit shqiptar në Greqi

Natën e kaluar në Kavala të Greqisë u vra 18-vjeçari shqiptar, Marios Isa nga Leskoviku. Zbulohet se është arrestuar vrasësi i cili ka qenë bashkëmoshatar dhe shok i viktimës.

Mësohet se autori ka pranuar dhe pohuar krimin dhe sipas tij vrasja ka ndodhur gabimisht.

Autori dhe viktima kanë qenë shokë të vjetër dhe pasi janë larguar nga një kafe, janë zënë për motive që ende nuk bëhen të ditura. Autori gjithashtu ka thënë se nuk donte ta vriste viktimën, Mariosin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht.

Nga ekspertiza mësohet se viktima ka marrë një plagë vdekjeprurëse në kraharor.

Dyshimet e para janë për një sherr për çështje trafiku, por policia nuk ka dale ende me një përfundim zyrtar.

Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, shqiptari mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro. I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.