Ballina Aktualitet Zbulohet arsyeja e konfliktit të biznesmenit që kërcënoi kryebashkiakun

Zbulohet arsyeja e konfliktit të biznesmenit që kërcënoi kryebashkiakun

Forcat e policisë pas kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i Belshit kanë zbuluar shkaqet se pse u kërcënua.

Mesa duket molla e sherrit paska qenë një biznes i prishur në kuadër të planit urbanistik të Bashkisë Belsh.

Policia bën me dije se ka shoqëruar 31-vjeçarin i cili kërcënoi kryebashkiakun dhe shpjegon edhe zanafillën e konfliktit.

“Shtetasit R.T., në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali  i familjes se tij  nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit”.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen

Më datë 31.10.2017,  rreth orës 09:30, në Stacionin e Policisë Belsh është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi  A.T, 49 vjeç, me detyrë Kryetar i Bashkisë Belsh,  se më datë 30.10.2017,  rreth orës 12:00  në aksin rrugor Belsh – Pajovë në vendin e quajtur “Fusha e bardhë” shtetasi R.T., 31 vjeç banues në Elbasan për shkak të detyrës e ka kanosur  me armë duke i kërkuar 300.000 Euro dhe një pjesë toke ku është planifikuar të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh.

Shtetasit R.T., në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali  i familjes se tij  nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit.

Policia menjëherë  pas marrjes së kallzimit  nga Kryetari i Bashkisë ka bërë  kapjen dhe shoqërimin  në Stacionin e Policisë Belsh  të shtetasit R.T për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do të referohen pranë Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor  Elbasan për veprën penale të “Kanosjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

“Gjyqi shndërrohet në ring”, dy shqiptarët ‘rebelohen’ ndaj trupit gjykues

Gruas shkodrane i ikën “tepeleku i kokës”, i prish ballkonin komshiut për të futur…

FOTO/ Humb kontrollin e automjetit, plagoset rëndë 20-vjeçarja shqiptare, nënë e tre fëmijëve

Kryemadhi vijon me sulmet: Rama po u bën shqiptarëve, atë që nuk ua bënë otomanët për 500 vite

Sinoptikanët japin alarmin: Në fundjavë rikthehet rreziku i përmbytjeve, ja zonat që mund të preken

FOTO/ Kishin fshehur drogën në qeset e plehrave, si u shkatërrua banda shqiptare në Itali (Emrat)

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Politikanët e korruptuar janë të tmerruar, shumë shpejt do vulosin fundin e tyre

Publikohen fotot e projektit, ja si do të duket Aeroporti i Vlorës

Berisha shpërthen ndaj Ramës: Skënderbuçi i Spiropalit nuk vendosi një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut

Rrëzohet nga dritarja e shkollës, adoleshentja dërgohet me urgjencë në spital

Artikulli paraprakPartitë shqiptare në Mal të Zi bashkohen për zgjedhjet e nëntorit
Artikulli tjetërBerisha: “Gaz Demi vazhdon ndërmjetësimin midis Sajmir Tahirit dhe Edvinit”