Ballina Aktualitet Zgjedhjet në rrezik , çfarë u bë me listat e PD ?

Zgjedhjet në rrezik , çfarë u bë me listat e PD ?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një njoftim se sot në orën 18:00 do të miratohen listat e kandidatëve për të gjithë deputetët e PD-së që u dorëzuan mbrëmë pas mesnatës në këtë institucion.

Por çfarë nuk është thënë nga media ? Nga këto 140 emra vetëm 75 janë publikuar.

Burimet tona që janë interesuar pranë PD dhe KQZ thanë që JO, edhe pse nuk kanë pranuar të kenë një prononcim zyrtar.

Zëra të tjerë thonë se zgjedhjet janë në rrezik dështimi për shkak se sot duhej te shkonte fleta e votimit për të filluar shtypjen. Ndërsa nga ana PD ata kanë çuar dokumentacion të paplotë të kandidatëve të tyre ndaj mbledhja e sotme e orës 18:00 me gjasë do të dështojë.