Ballina Aktualitet Zhduket Audi “AA003GB”, hetuesit po e kërkojnë por nuk kanë mundur ta...

Zhduket Audi “AA003GB”, hetuesit po e kërkojnë por nuk kanë mundur ta gjejnë atë

Audi me targë “AA003GB” i ish-ministrit Tahiri i përdorur nga banda Habilaj është zhdukur.

Hetuesit kanë kërkuar mjetin tip “Audi” me targë AA003GB, e cila ka qenë e poseduar nga Saimir Tahiri e më pas nga “Habilajt”, por pa munur ta gjejnë atë.

Targa e mjetit AUDI mësohet se është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Pas një hetimi të kryer nga prokuroria rezulton se se kjo targë nuk është më në qarkullim.

Audi rezulton me hyrje-dalje drejt Italisë, aty ku kanë zhvilluar aktivitetin e trafikut të drogës Habilajt, por edhe automjeti nuk është gjetur.

Pas çrregjistrimit të targës AA003GB, makina është ritarguar,  por nuk dihet vendndodhja e saj.

Prokuroria po e kërkon mjetin por që nuk ka mundur ta gjejë atë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook