Ballina Aktualitet “Zonja e hekurt” Ruki Kondaj dhe Inva Mula festojnë “Muajin e Trashëgimisë...

“Zonja e hekurt” Ruki Kondaj dhe Inva Mula festojnë “Muajin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” në Kanada

Emocione të bukura për të gjithë shqiptarët u përcollën në ceremoninë e zhvilluar në një nga sallat e Parlamentit të Ontarios, Kanada.

Vitin e kaluar, Parlamenti i Ontarios e ktheu në ligj propozimin e një grupi deputetësh për ta shpallur nëntorin “Albanian Heritage Month”. Nisma erdhi nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze e Torontos me lobimin e “zonjës së hekurt” Ruki Kondaj, sot presidente nderi e shoqatës dhe me mbështetjen e veçantë të deputetëve liberalë Laura Albanese dhe Shafiq Qaadri. Me rastin e përvjetorit të parë të hyrjes në fuqi të këtij ligji, u mbaj një ceremoni festive ku nuk kanë munguar të ftuarit, si Inva Mula, Nderi i Kombit, biznesmenë shqiptarë që jetojnë në Kanada, dhe gjithashtu Kampioni i Europës për Kick Box, Kristian Prenga.

Dr. Ruki Kondaj është një nga historitë e suksesit shqiptar përtej oqeanit. E vendosur në Kanada që prej vitit 2000, nëpërmjet shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze ajo ka bërë një punë të madhe për promovimin e kulturës shqiptare në Kanada.

Një personazh tjetër i mbrëmjes ishte dhe Ana Golja, aktore dhe këngëtare kanadeze, mbështetëse e hershme e komunitetit të shqiptarëve. Të tjerë të pranishëm në këtë aktivitet festiv ishin edhe dy artistë të tjerë të shquar shqiptaro-kanadezë Jani Papadhimitri dhe Rudin Lengo. 

Në event nuk munguan biznesmenë shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Kanada, Kristian Prenga i cili ndodhet atje për tu stervitur për ndeshjen e tij të rradhes në datë 1 dhjetor, si dhe Inva Mula.

Sopranoja jonë me famë botërore Inva Mula ishte dhe e ftuara speciale, ku mes disa personave të tjerë u nderua me titullin “anëtar nderi”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook