Ballina Aktualitet Zyrtare/ Rita Ora në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë

Zyrtare/ Rita Ora në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë

Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës pritet të festohet në mënyrë madhështore dhe gjatë këtij eventi nuk mund të mungonte këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Institucionet e Kosovës po përgatiten për të festuar 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ndoshta nuk bëhet me dije aktivitetet që do të zhvillohen, është e sigurt që jë surprizë e bukur po i pret qytetarët e Kosovës.

Rita Ora do të jetë e pranishme më 17 Shkurt për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Rita do të vijë me avionin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, njëherësh ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli e ka konfirmuar ardhjen e Rita Orës në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

“Rita Ora do të vije në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë. Kemi rënë dakord që ajo do të vijë me avionin privat të zotit Pacolli. Pra zoti Pacolli i ka ofruar mundësinë që të vije me avionin e tij pasi që ajo është ambasadore e Kosovës që përfaqëson vendin më së miri nëpër botë”, ka thënë ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook