Ballina Aktualitet Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, Kryemadhi: Miratimi i gjuhës shqipe, hap...

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, Kryemadhi: Miratimi i gjuhës shqipe, hap emancipues dhe pranim i barazisë…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar rreth vendimit të marrë nga Parlamenti i Maqedonisë për ligjin e gjuhës shqipe.

Kryemadhi me anë të një statusi në Facebook shkruam se miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.

Postimi i Kryemadhit:

Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.

Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet; dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.

Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë. Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit! Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakTre çajra unikë, thesare të Maleve Shqiptare
Artikulli tjetër“3 lëndë në 6 orë”, Vokshi kundërshton nismën e ministrisë së Arsimit