Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë bërë që kudo në media dhe portale të diskutohet politikë dhe vetëm politikë.

Reagimeve të shumta mbi situatën aktuale iu është shtuar edhe këngëtari i njohur dhe i dashur për publikun, Elton Deda i cili u ka bërë thirrje politikanëve t’i shijojnë dhe për pak pasuritë e vjedhura sipas tij dhe të lënë shqiptarët të jetojnë.

“Hajduti thërret “kapeni hajdutin”!! Ska shanse or shok! Na lini të jetojme!!!! S’ka shanse po ju themi!!! Shijoni dhe për pak lekët që u vodhet shqiptarëve! Kaq!”, ka shkruar në shenjë revolte në rrjetet sociale këngëtari Elton Deda.