AKU ka sekuestruar në Kapshticë disa produkte të pasigurta që kishin ardhur nga Greqia.

Inspektorët e DRAKU, Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar se shtetasi, Petro Kycyku me makinën e tij tip “Seat Ibizza”, me targë “NEB 3653” kishte sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.

Në mjet u gjetën edhe 10 kg disperss 20 kg fungicid origjina greke, 10 kg Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto impute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve, miratuara nga MBZHR si dhe në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin 9362, nenet 13,14,23 për mbrojtjen e bimëve.

Po ashtu AKU bllokoi edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë, produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë. Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, Argiropulos Thoma me automjetin e tij tip “BMW” me targë “KAH-9194” tentoi të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook