Në një kohë kur reshjet e shumta të dëborës “paralizuan”, 2qarkullimin e automjeteve pothuajse për më shumë se një javë, duket se situata ka filluar të përmirësoshet por jo ntë gjitha qytetet.

Edhe pse reshjet e dëborës kanë ndaluar, temperaturat e ulëta ende vijojnë të jenë prezente në të gjithë vendin, duke shkatuar kështu ngrica e për pasojë dhe aksidente në njerëz.

Kështu, nga qyteti i Korçës, Urgjenca e Spitalit ka raportuar se janë regjistruar rreth 40 raste të personave të aksidentuar, me fraktura.

“Pranë urgjencës së spitalit tonë, repartit të ortopedisë janë paraqitur afërsisht 41 persona me dëmtime të ndryshme që i përkasin rrëshqitjes në akull dhe i përkasin grupmoshave të ndryshme. Më të shtuara janë grupmoshat 35 – 45 vjeç”, tha Koço Mati, mjek ortoped.

Rrugët dytësore në Korçë janë të mbuluara nga akulli. Këmbësoret prej dy javësh po lëvizin me vështirësi megjithëse janë mësuar me acarin dhe borën. Kujdesi nuk i ka shmangur rastet e lëndimeve, nga rrëshqitjet e pashmangshme.

Trashësia e akullit është e konsiderueshme dhe qytetarët nuk e heqin dot vetë edhe pse janë përpjekur të pastrojnë sa munden. Ata janë të irrituar me bashkinë që sipas tyre nuk hedh kripë. Në kushtet kur akulli vazhdon të jetë prezent ne çdo lagje, mjeku këshillon të tregohet kujdes me ekspozimet jashtë. Të evitohen lëvizjet dhe në çdo rast të lëndimit të paraqiten menjëherë tek specialisti”, njoftoi Urgjenca e Spitalit Korçë.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet nga flakët banesa në Korçë, gjendet kufoma e djegur plotësisht