19-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes së re, Eleni Topaludis, do të vjojë të përballet me akuza të tjera tronditëse nga veprat makabre të kryera nga ai.

Sikur të mos mjaftonin akuzat pë vrasje në “bashkëpunim”, me shokun e tij grek, për vrasjen e 21-vjeçares greke, një tjetër histori tronditëse ka dalë në dritë, duke e inkriminuar kështu të riun shqiptar, për së dyti në ngjarje të tilla kaq të rënda.

Bëhet fjalë për një denoncim të prindërve të një vajze me aftësi të kufizuara, e cila prentendonte se shqiptari së bashku me një shokun e tij e kishin përdhunuar. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas vrasjes së studentes 21-vjeçare, Eleni.

“Më ftoi që të udhëtonim me makinë për të dëgjuar muzikë. Kur mbërritëm tek klubi më rrahu dhe më detyroi të bënim seks oral. Unë bërtita por me kërcënime dhe me rrahje më çuan tek banjot publike”, mësohet të ketë dëshmuar vajza për autoritetet greke.

Pas dëshmisë për përfshirjen e shqiptarit, babai i studentes 21-vjeçare, Eleni, ka bërë thirrje autoriteve që të reagojnë ndaj tij dhe ta dënojnë maksimalisht.

Në qoftë se këta njerëz bënë atë që bënë për një vajzë të vogël me aftësi të kufizuara, dy ditë, tre pas vrasjes së vajzës tonë do të thotë shumë për ta. Unë e thashë atëherë, sepse e dija karakterin e vajzës sime, që ata kanë abuzuar me të. Këtë e vërtetojnë dëshmitë e vajzave të tjera,”tha babai i 21-vjeçares, Yianni.