Deputeti i PS-së Gjetan Gjetani është akuzuar nga PD se ai ka të shkuar kriminale në shtetin fqinj Itali. Ky i fundit në një prononcim të shpejtë për mediat u shpreh se nuk ka shkelur asnjëherë në tokën italiane. 

“Unë tani jam njohur me kërkesën e PD, dhe e konsideroj një shpifje të pastër politike. Unë s’kam dalë kurrë jashtë shtetit, për herë të parë kam kaluar kufirin në prill të këtij viti dhe kam qëndruar për 10 orë në Kotorr me familjen. S’kam qenë as në Itali as në Greqi dhe në asnjë vend tjetër të BE. PD mund ta kontrollojë këtë që them unë me anë të sistemit TIMS. Në kohën që i referohet PD unë kam qenë polic këtu në Shqipëri”, u shpreh deputeti i akuzuar nga PD.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook