Në 28 gusht të vitit 2018, “Dualajm” publikoi një denoncim në lidhje me një fondacion bamirësie, pasi korespodentet e terrenit kishin sjellë materialet në redaksi, ku ngriheshin dyshime mbi aktivitetin që ushtrohej nga ky fondacion.

Mirëpo, sipas verifikimeve të detajuara të kryera nga “DuaLajm”, rezultoi se fondacioni “Zemër e Përçarë” është një Organizatë Jo-Fitimprurëse (OJF), në shërbim të njerëzve në nevojë.

Lidhur me këtë rast, “DuaLajm” informon se Fondacioni “Zemër e Përçarë”, nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Gazetarët e “DuaLajm” kontaktuan me përfaqësues të fondacionit në fjalë, të cilët provuan se “Zemër e Përçarë”, ka ndihmuar edhe familje të tjera në nevojë dhe se zhvillon një aktivitet të rregullt, konform ligjeve të parashikuara në Kushtetutë për OJF-të.

Sa i përket denoncimit që u publikua në “DuaLajm” për vogëlushin e sëmurë, fondacioni “Zemër e Përçarë” konfirmoi se të gjitha paratë e grumbulluara nga të rinjtë që kishin dalë në rrugë me posterat e fëmijës së sëmurë, i janë dorëzuar gjyshit të tij.

Sipas investigimeve të mëtejshme të kryera nga “DuaLajm”, fondacioni i bamirësisë “Zemër e Përçarë” vijon misionin e tij për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve dhe familjeve në nevojë.