Gjatë seancës së sotme parlamentare kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në lidhje me akuzat e ngritura nga PD, referuar vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Opozita është larguar nga seanca kur kryeministri Rama po mbante fjalimin e tij.

“Nëse në këtë zurnajë do të kishte një grimcë të vërtete lidhur me një përgjegjësi të cfarëdo natyre të ministrit tonë të Brendshëm besoj se asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshme bindjen time se do kishte folur miku ynë ambasadori amerikan, BE, ata që nuk kanë lënë rast pa folur dhe pa verifikuar. 

Ata as kanë folur dhe as nuk kanë çfarë të thonë. Për ta është fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt apo indirekt”, tha Rama.

Dosja e PD-se për Xhafën u shpërnda edhe anglisht. Duan të pengojnë çeljen e negociatave

Fakti rishfaqet sot për një arsye aktuale. Duan të vazhdojnë atë që kanë nisur, të pengojnë celjen e negociatave duke vazhduar të helmojnë sa të munden gjakun dhe mëndjen e kujtdo në cdo parlament të atyre vendeve që sot mbeten kyce pr të marrë vendimin  për të thënë jo

Nuk ka asnjë kërkesë nga autoritetet formale as informale nga autoritetet italiane

Dua tju them se dosja e rizbulimit në të njëjtën kohë që ka dalë në tv ka filluar të shpërndahet në anglisht e unë e kam mësuar se çfarë do të thonë në tv nga ata që flisnin në anglisht dhe më thanë pse: S’i ka mundësi?!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  AKUZAT/ Ndalohet në kufi "e forta" nga Lezha, si tentoi 44-vjeçarja të arratisej drejt Maqedonisë