Një hetim i nisur nga Prokuroria e Kavajës ka rezultuar me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Burgut të Rrogozhinës Ibrahim Bejo.

Organi i akuzëz kërkoi pezullim të Bejos nga detyra, me dyshimin se Bejo mund të prishë provat.

Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij institucioni më janar të 2018-ës, ndërsa vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa.

Kujtojmë se IEVP Rrogozhinë është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi.