Kur bëhet fjalë për reperin Stresi, gjithmonë do ketë zhurmë mediatike dhe veprime tipike reperësh.

Ngjarja e një viti më parë, ku reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi, i hodhi një kovë me ujë regjisorit Leonard Bombaj dhe e fyeu duke i thënë “Pedofil” në një aktivitet që po mbahej në Tiranë, është kthyer në vëmendje sot.

Regjisori i ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës dhe pas dërgimit të materialeve në prokurori nisi edhe procedimi.

Por vetëm sot, Gjykata Penale ka dhënë vendimin lidhur me këtë çështje, duke gjobitur me 70 mijë lekë reperin, mbi të cilin rëndon akuza e fyerjes dhe shpifjes.

Mësohet gjithashtu se Gjykata i ka dhënë një afat kohor 6 mujor, për të shlyer gjobën ndaj Bombajt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook