Një zjarr ka përfshirë godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë para pak minutash në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

Mësohet se zjarri ka rënë në arkivin e Gjykatës së Lartë në katin e parë të ndërtesës.

Në video shihen makinat e zjarrfikëses dhe policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bateri kompjuteri (UPS), ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëmtime të dokumenteve.