Për nder të shënimit të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mbajti konferencë për medie, ku u prezantua hulumtimi mbi pasojat e ndotjes së ajrit te fëmijët.

Sipas këtij hulumtimi të bërë nga AMC-ja thuhet se në Kosovë çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur në Kosovë çdo vit ndodhin nga 852 vdekje të parakohshme. Ndërsa më të atakuarit mbesin fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zona urbane.

U kërkua që të merren masa të menjëhershme dhe veprim për të filluar me hapa konkret për adresimin e kësaj problematike

Donjeta Kelmendi, drejtoreshe e KOMF-it, tha se qytetarët në zona urbane përballen me ndotje të ajrit ku më të prekurit janë fëmijët, raporton ‘ekspres’

“Është iniciuar me qëllim të thirrjes për veprim për mbrojtën e fëmijëve nga ajri i ndotur. Qytetarët po përballen me ndotje të ajrit në zonat urbane ku fëmijët janë më të atakuarit“, tha Kelmendi.

Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv – Action for Mothers and Children (AMC), tha se ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme.

“Sipas matjes që ka bërë ambasada e ShBA-së në vitin 2017 gjendja alarmante vlerë e papranueshme nga OBSh-ja. Sipas të dhënave të bankës botërore është vlerësuar që ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik , 605 raste të pranuara në spital dhe 11.900 vizita emergjente në çdo vit”, tha ai.

Më tej ai tregoi qe personat e ekspozuar gjatë fëmijërisë së tyre në ajër te ndotur kanë pritje për të pasur ngecje në zhvillim fizik dhe psikologjik gjatë jetës se tyre.

“Studimet tregojnë që personat e ekspozuar gjatë, sidomos fëmijët në ajër të ndotur kanë ngecje ne zhvillim psikologjik dhe fizik. Ekspozimi në ajër të ndotur ndikon në mënyrë negative në zhvillimin e trurit të fëmijës, kujtesën bashkë veprimet sociale dhe përvetësimin e shkathtësive ne përgjithësi. Kjo i vë fëmijët në disavantazh që rriten në mjedise te tilla. Përveç fëmijëve ndotja e ajrit ndikon edhe te gratë shtatzëna shkakton abort lindje të parakohshme, peshë te ulet të fëmijës së sapolindur”, tha ai duke shtuar që ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit është faktor rreziku për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare”, tha ai, raporton EO.

Specialistja për monitorim Bukureza Surdulli dha rekomandimet sa i përket ndotjes.

“KOMF-ja u rekomandon institucioneve të të zhvillohen politika qe adresojnë ndotjen. e ajrit të zhvillohen hulumtime për ndikimin e ajrit ne shëndet hulumtime të vendeve me problematike të njëjtë të ndahet buxhet i mjaftueshëm të sigurohem të dhëna të sakta për ndotësit e ajrit, të sigurohen mënyra alternativa të ngrohjes të zhvillohej fushata vetëdijesimi për ndalimin e thëngjillit dhe fushata në shkolla”, tha ai.