Në një deklaratë publike, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, kryetarja e Aleancës Kuq e Zi, Lumturi Ratkoceri, njoftoi se partia që ajo drejton do t’i beje thirrje popullit qe te ngrihet ne proteste. Te njejten thirrje ka dhe për deputetët e dy partive të mëdha PS dhe PD që të djegin mandatet.

Deklarata e plotë:

Aleanca Kuq e Zi pas një mbledhje të jashzakonshme vendosi:

1- Largimin nga Koalicioni me Partinë Demokratike

2- Ti bëjë thirrje të gjitha partive opozitare të largohen nga Partia Demokratike e cila vazhdon marrëveshjen e tradhëtisë së 17 Majit Basha-Rama!

3- Ti bëjë thirrje popullit për kryengritje popullore si e vetmja mënyrë për shkatrrimin e establishmentit 30 vjeçar në politikë dhe eleminimin e dy bandave mafioze politike PD-PS.

4- Ti kërkoj çdo deputeti të ndershëm të gris mandatet dhe të largohen nga oligopoli PD-PS që po shkatërrojnë Vetingun për të shpëtuar nga burgu liderët e tyre politik.

Aleanca Kuq e Zi apelon mbarë opinionin publik që PD dhe PS janë nofulla të së njëjtës gojë dhe e kanë mbyllur misionin e vet historik.

Aleanca Kuq e Zi hap dyert dhe negociatat për krijimin e Polit të Tretë si e vetmja alternativ qeverisëse e cila mes rebelimit civil popullor do  të kërkoj ndryshimin e sistemit elektoral, burgosjen e pushtetarve të korruptuar, vendosjen e shtetit ligjor dhe themelimin e një qeverie të re patriotike dhe pushteti nacionalist modern europian.