Avokati Altin Goxhaj, i cili zbardhi disa dokumenta që vërtetonin pronësinë e ABI Bank nga kompania ruse INCH Capital, flet në një intervistë për “standard”, mbi pasojat e kësaj çështjeje. Avokati hedh dyshime të forta se në këtë rast kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare. Po ashtu Goxhaj flet për  veprimtarinë jo transparente të kësaj banke në lidhje me pronësinë reale dhe konfliktin e rëndë të interesit sipas tij, ku në Bord ndodhet vetë bashkëshortja e kryeministrit shqitar Edi Rama!

Avokat dy ditë më parë keni publikuar dokumenta sipas të cilave ABI Bank, ku bashkëshortja e kryeministrit është pjesë e bordit drejtues, është një bankë e kompanisë ruse të krijuar në 1991. Cfarë mund të na thoni më shumë rreth këtij denoncimi?

Ka kohë që qarkullojnë të dhëna për përkatësinë ruse te pronarëve të vërtetë të Bankës Amerikane të Investimeve (ABI) por pak kush është marrë me historinë e kompanisë që ka pronën e vërtetë. Kompania INCH Capital që është pronari i vërtetë është themeluar në Rusi në kohën e rënies së Bashkimit Sovjetik siç e pohon dhe vetë që që në 1991 dhe në 1993 mori formën juridike që ka sot duke u fuqizuar në vitet ’90 pikërisht në të njëjtën kohë kur u fuqizuan oligarkët e parë rusë. Sot është një investitor gjigand në Rusi, ish-Republikat Ruse dhe në Ballkan. Drejtuesi i saj kryesor kolumbiani George Rohr është dhëndri i një prej atyre spekulantëve financiarë që konsiderohen si arkitektë të Hedge Fund-eve dhe kompanive “Offshore” në botë. Ndërkohë askush se njeh në Shqipëri sepse shqiptarët njohin si pronare të ABI-t një kompani që quhet TRANZIT e cila në fakt është veç një filial i INCH Capital në Rusi. E çuditshme është që drejtori i TRANZIT Andi Ballta shkëlqen si yll i biznesit vetëm në 2014 ku kompania mëmë ruse e bën drejtues për gjithë Ballkanin dhe kjo koinçidon me angazhimin e bashkëshortes së Kryeministrit Lindita Rama e cila vendoset si anëtare e Bordit të Mbikqyrjes së Bankës.

Një ndër problemet më shqetësues përveç kontrollit financiar kryeministror shqiptar dhe atij rus të financave dhe sektorit bankar në Shqipëri është roli i kompanisë ruse INCH në tregun imobiliar në Shqipëri, dmth në shitblerjen e trojeve dhe ndërtimeve komerciale apo të banimit. Sipas websitit të INCH Capital të Rusisë, rezulton se kjo kompani ruse paska prona dhe vepron në shitblerjet e imobiliareve në Shqipëri ku siç shkruan vetë “Our funds currently own over 450,000 m2 of commercial and residential space and 28 million m2 of land for development in Albania, Bulgaria, Croatia, Greece, Latvia, Moldova, Montenegro, Romania, Serbia and Ukraine” (përkthimi Fondet tona aktualisht zotërojnë mbi 450,000 m2 hapësirë komerciale dhe banesore dhe 28 milion m2 tokë për zhvillim në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Letoni, Moldavi, Mal të Zi, Rumani, Serbi dhe Ukrainë). Pyetja është kush qeka pjesa që zotërojnë në Shqipëri? A kemi futje të klientelës ruse në blerjet e trojeve dhe ndërtimeve në Shqipëri nga shtetas rusë? A kemi blerje fiktive nga shtetas jo rusë për llogari të shtetasve apo kompanive ruse? Sepse legjislacioni shqiptar e ndalon një gjë të tillë. Madje jo vetëm ligji por edhe Siguria Kombëtare sepse cënohen disa interesa gjeopolitike dhe kombëtare!

LEXO EDHE:  "Je dredharak e manipulator", Basha i kujton Ramës shprehjen e Papa Franceskut

Unë mendoj se duhet të fillojë një investigim real dhe në fillim duke kërkuar transparencë. Nga ana tjetër sipas legjislacionit bankar po pronat e patundshme që sekuestron dhe merr në pronësi Banka ABI e familjes kryeministrore dhe Rusisë (përfshi këtu edhe pronat e patundhsme të pllrfituara nga privatizimi i Banka NBG Albania Sh.A.,(degë e National Bank of Greece S.A.) sa përputhet me interesat kombëtare dhe a kemi shkelje të legjislacionit bankar. Vetë fakti që një kompani e pjellë nga Rusia e Putinit ka blerë aksionet e një banke në Shqipëri tregon se Banka e Shqipërisë ka shkelur rëndë interesat kombëtare dhe ka cënuar Sigurinë Kombëtare.

 

Ndërkaq zëra të shumtë nga opozita, kanë komentuar se përmes Bankës së drejtuar nga e shoqja, kryeministri dhe i gjithë pushteti pas tij po pastron paratë e pista në parajsat fiskale. Ju si e shihni këtë akuzë?

Fakti që kaq vonë, dmth pas 5 vjetësh hapet debate për këtë temë tregon një mungesë totale transparence. Drejtori i vërtetë Kolumbian Rohr mund të ngrejë për këdo dyshime në lidhje me pastriminn e parave por unë e nis nga një këndvështrim më delikat: E kush mund t’a dijë se çfarë mund të bëjë një bankë e themeluar në Rusi dhe që gëzon shëndet, sukses dhe prosperitet kaq të mire financiar në Rusinë deri dje të Jelcinit dhe sot të Putinit? Nuk e di a jam i saktë të them që deri tani nuk më del që kompania me qendër në Rusi të ketë në pronësi ndonjë bankë përveç asaj në Shqipëri dhe kjo e rrit dyshimin për veprimtarinë jo transparente të kësaj banke në lidhje me pronësinë reale dhe konfliktin e rëndë të interesit ku në Bord ndodhet vetë bashkëshortja e kryeministrit shqitar Edi Rama!

 

Duke marrë parasysh edhe raportin e DASH i cili e vendos Shqipërinë në listën e vendeve me probleme të mëdha në pastrimin e parave, cili është komenti juaj lidhur me rreziqet që paraqiten në të ardhmen për vendin sa i takon fenomenit të “larjes së parasë së pisët”?

 

Kam vetëm një përgjigje: Duhet transparencë po kush t’a bëjë?! Javën e fundit të Dhjetorit Reforma Sorosiane në Drejtësi na vendosi një Kryetar Soorosi dhe një Kryetare Sorosi përkatësisht në krye të KLP dhe KLGJ. I gjithë sistemi i Drejtësisë është i kapur 100% nga Mafia Soros. T’i kërkosh transparencë dhe drejtësi Mafies Soros për të hetuar Mafien Soros Kryeministrore apo pastrimit të parave apo edhe vetë influences ruse në familjen kryeministrore dhe sektorin bankar është qesharake. E vetmja rrugë mbetet të kërkohet transparencë nga institucionet ndërkombëtare të pakapura nga Mafia Soros dhe i vetmi institucion ndërkombëtar i pakapur është vetëm Qeveria e Shteteve të Bashkuara të SHBA!