Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga hapja e aplikimeve për Lotarinë Amerikane, Ambasada e USA në Tiranë ka dhënë sot një tjetër keshillë me vlere për të gjithë ata që janë të interesuar dhe ende nuk e kanë plotësuar formularin e aplikimit.

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, Ambasada Amerikane kujton të gjithë të interesuarit ta plotesojne vetë formularin .

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit 👉https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj 👉 https://bit.ly/2RC6zZI“- shkruhet në faqen e ambasadës.