Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se sot do të hapen aplikimet, ndërsa të interesuarit do të kenë në dispozicion vetëm një orë kohë.

Njoftimi është për të gjithë ata që duan të ndjekin programet e studimit Fulbright dhe Humphrey.

“Nëse po mendoni të aplikoni për programet Fulbright ose Humphrey, bashkohuni me ne sot, nga ora 18:00-19:00 në Këndin Amerikan në Tiranë, për të mësuar më shumë mbi procesin e aplikimit. Për më shumë informacion në lidhje me këto programe, ju mund të lexoni edhe në faqen tonë”, thuhet në faqen e ambasadës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook