Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça zhvilloi sot një takim të ngrohtë e miqësor me kryeministren e Ontario, Kathleen Wynne.

Takimi mes tyre u zhvillua në ceremoninë e organizuar nga ambasada shqiptare në Ontario me rastin e muajit të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Gjatë bashkëbisedimit me ambasadorin Muça, kryeministrja e Ontarios vlerësoi rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalshe dhe angazhimin e tij konkret për forcimin e mëtejshëm të tyre.

Nga ana e tij ambasadori Muça pasi e falenderoi për vlerësimet e garantoi se gjatë mandatit të tij ai do kontribuojë për forcimin e këtyre marrëdhënieve duke u angazhuar të prezantojë para popullit kanadez vlerat më të mira të kombit shqiptar, sikundër synonte ky aktivitet i organizuar nên kujdesin e tij.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”365″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook