Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli – Faber u bën thirrje të gjithë shqiptarëve në Florida që tregohen shumë të kujdesshëm pasi një super uragan po godet me fuqi të madhe të gjithë pjesën jugore të shtetit të Floridës.

Nëpërmjetë një statusi në rrjetet sociale ambasadorja  fton të gjithë Shqiptarët e Floridës të telefonojnë pranë numrave të vënë në dispozicion nga ana e ambasadës për çdo situatë emergjente dhe të lënë shtëpitë sipas urdhrit të autoriteteve.

Statusi i plotë
Një Uragan tjetër po kërcënon SHBA-në! Këtë herë pjesa jugore e shtetit të Floridas është në qëndër të vëmëndjes. Autoritetet amerikane po i qëndrojnë shumë afër popullsisë së zonave që parashikohet të preken nga Uragani Irma, dhe një pjese të madhe të popullsisë i është kërkuar të evakuohet.
Gjatë këtyre ditëve jam munduar të qëndroj në lidhje për informacione me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në shtetin e Floridës. Ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë që mund t’i bëjnë ballë situatës aty ku janë.
Ju bëj thirrje që të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe njoftimet e rifreskuara që dalin nga ora në orë me parashikimet e lëvizjes së Uraganit.
Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.ë[email protected] dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mundshëm.
Uroj që kjo situatë të kalojë me sa më pak probleme, për të gjithë popullsinë e prekur nga Uragani, veçanërisht për shqiptarët që kanë lënë jo pak në vëndin e tyre dhe kanë vendosur të jetojnë e punojnë në SHBA.
Floreta Faber
Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara