Më 14 dhjetor do të zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, pas votimit të tri ligjeve që FSK-në e shndërrojnë në Forcë të Armatosur.

Tashmë ka filluar të pajiset me automjete të rënda ushtarake amerikane të tipit High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV).

Mësohet se në FSK kanë arritur mbrëmë 24 automjete të blinduara Humvee. Këto automjete të rënda ushtarake janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Çmimi për njësi kap vlerën e 220.000 dollarëve dhe ky mjet ushtarak ka patur sukses në linjën e prodhimit në vitet ’90 nën markën e njohur Hummer.

Kryeparlamentari Kadri Veseli po qëndron në SHBA për disa ditë ku fillimisht ai ka vizituar shtetin e Lowas dhe Gardën Kombëtare Amerikane në këtë shtet. Veseli ka parë nga afër makineritë e rënda ushtarake të cilat së shpejti do të sillen në Kosovë.