Home Aktualitet “Amnistia”, Gjonaj: Bashkëpunim me deputetët e rinj të opozitës

“Amnistia”, Gjonaj: Bashkëpunim me deputetët e rinj të opozitës

0

Asnjë kosto shtesë nga buxhetit i shtetit për të burgosurit që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar  në spitalet private, pasi qendra spitalore e burgjeve pas rikonstruksionit total ofron të gjitha kushtet.

Ministrja e Drejtësisë inspektoi kushtet e reja nga insvestimi 29 milionë lekësh dhe bëri me dije se së shpejti do t’i japë zgjidhje edhe gangrenës në vite të dënuarve me mjekim të detyruar që vuajnë dënimin në kushte skandaloze në burgun e Zaharisë në Krujë.

Asnjë kosto shtesë nga buxhetit i shtetit për të burgosurit që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar  në spitalet private, pasi qendra spitalore e burgjeve pas rikonstruksionit total ofron të gjitha kushtet. Ministrja e Drejtësisë inspektoi kushtet e reja nga insvestimi 29 milionë lekësh dhe bëri me dije se së shpejti do t’i japë zgjidhje edhe gangrenës në vite të dënuarve me mjekim të detyruar që vuajnë dënimin në kushte skandaloze në burgun e Zaharisë në Krujë.

Gjatë inspektimit të spitalit të burgjeve në Tiranë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se projketligji për amnistinë nga ku pritet të përfitojnë 350 të dënuar do të ketë një diskutim me deputetët e rinj të opozitës në Parlament për të parë mundësinë e bashkëpunimit për të votuar amnistinë e shtyrë nga viti i shkuar.Ministrja e Drejtësisë shpreson tek opozita e re parlamentare për të bashkuar votat dhe për të votuar projektligjin për amnistinë. Gjatë inspektimit të rikonstruksionit total të spitalit të burgut në Tiranë, Gjonaj dha lajmin e mirë edhe për të dënuarit me vendim për mjekim të detyruar se do të kenë ambient të posacme trajtimi.

LEXO EDHE:  Amnistia e makinave, DPSHTRR ju tregon afatin e fundit për të përfituar