Mbesa e Inis dhe Ingrid Gjonit, Anna Lika, njihet si një personazh pa komplekse dhe që shpesh bën batuta.

Aktorja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka rrëfyer disa detaje mbi jetën e saj personale.

Gjatë intervistës që po zhvillonte, Çani e pyeti atë nëse qan më kur mendon për ish të dashurin e parë, me të cilin kishte vite që ishte e lidhur.

Ajo e mohoi këtë gjë, ndërkohë që ka thënë se ai i ka bërë bllok në rrjetet sociale.

“Pra me pak fjalë, ti je xheloze Anna?“, e ka pyetur atë Çani. Anna e ka pohuar këtë gjë, duke thënë se nuk është xheloze vetëm kur bie fjala me partnerin, por edhe për shoqet dhe njerëzit e tjerë që e rrethojnë.

“Unë e kam dhe tek shoqëria, jam xheloze në tërësi. Bëhem xheloze dhe kur një shoqe më thotë të dalim në kafe me një gocë tjetër. Dua që njerëzit t’i kem afër gjatë gjithë kohës. Jam posesive. Dua ti kem gjërat nën kontroll”, u shpreh ajo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook