Angela Merkel, German Chancellor and leader of the conservative Christian Democratic Union (CDU) party waves following the start of the CDU's election rally for Germany's general election in Dortmund, Germany August 12, 2017. REUTERS/Wolfgang Rattay

Shefja e ekzekutivit gjerman Angela Merkel ka konfirmuar mbylljen e llogarisë së saj në Facebbok, duke i dhënë kështu lamtumirën 2.5 milionë ndjekësve të saj në atë faqe.

Përmes një video të postuar Merkel deklaroi se duke mos qenë më kryetare e CDU-së, ka vendosur ta hedhë tani këtë hap.

 

Merkel falënderoi përdoruesit për mbështetjen e dhënë, duke ju kujtuar se punën e saj si kancelare mund të vazhdojnë ta ndjekin.

“Sot është dita që unë dua t’ju falënderoj për mbështetjen e fuqishme në faqen time në Facebook. Ju e dini që unë nuk jam më kreu i CDU dhe kjo është arsyeja pse unë do të mbyll faqen në Facebook”, tha Merkel nëpërmjet një video të postuar.

Vlen të theksohet se mbi 2,5 milionë vetë e ndiqnin faqen e Merkelit, e cila kishte kapërcyer kështu edhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe 2,3 milionë ndjekësit e tij.