Krahas ambientit, në të cilin jetojmë, stilit të jetesës, dietës dhe mbipeshës, duket se shkak për krijimin e gurëve në veshka janë edhe antibiotikët. Sipas prof. dr, Kim Drasa, ekziston një lidhje e provuar midis përdorimit të antibiotikëve dhe krijimit të gurëve në veshka. Nga të dhënat e një studimi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pjesëmarrës ishin rreth 260 mijë pacientë, rezultoi që ata që kishin përdorur një nga 5 grupet (Sulfas, Cephalosporins, Fluoroquinolones, Nitrofurantoin/Methenamine dhe Penicilina me spectrum të gjëre), 3-12 muaj para se të diagnostikoheshin me nephrolithiasis, u shoqëruan me krijimin e gurëve në veshka.

“Magnituda e shoqërimit ishte më e madhe në pacientët e moshave më të reja dhe 3-6 muaj para se të diagnostikoheshin me nephrolithiasis’, vë në dukje profesori. PROF. DR. KIM DRASA Nephrolithiasis (gurët e veshkave) është një çrregullim tejet kompleks. Ka faktorë të shumtë, të cilët shkaktojnë këtë sëmundje dhe janë: ambienti ku jetojmë, stili i jetesës dhe faktori gjenetik. Prevalenca e nephrolithiasis ka pësuar rritje me 70% gjatë tri dekadave të fundit. Shkaqet, të cilat mendohet se kanë shkaktuar këtë rritje ekstreme, mund të jenë: Dieta e ndryshuar, mbipesha në rritje, sindromi metabolik dhe diabeti. Shkencëtarët janë në pozita që rritja e përdorimit të antibiotikëve është gjithashtu një faktor kontribuues, për keq, në krijimin e gurëve në veshka (Nephrolithiasis).

ROLI I ANTIBIOTIKËVE

Në Shqipëri vazhdon akoma handikapi që antibiotikët i shoqërojnë me Vitaminë C ose Vitaminë B complex. Kjo lloj recete vazhdon të lëshohet rregullisht nga të gjithë mjekët. Konkretisht, duke parë zbulimin shkencor, antibiotikët duhet të shoqërohen me probiotikë, i cili duhet patjetër të shoqërojë çdolloj antibiotiku që merret nga goja. Kjo bëhet për të mbrojtur florën intestinale dhe prej kësaj ndodh edhe dyfishimi i veprimit të antibiotikut. Roli i antibiotikëve do të rritet prej alterimeve në mikrobionet intestinale (zorrëve) të njerëzve, të cilët po përdorin antibiotikë për lloje të ndryshme të infeksioneve. Roli i mikrobioneve intestinale si një influencë mbi kimin e urinës dhe litogenicitetin (krijimi i gurëve) ka qenë për një kohë të gjatë një tezë që sillte spekulime.

Prandaj, evidencimet e kohëve të fundit paraqesin më shumë lidhjen e bindshme që gjatë përdorimit të antibiotikëve, rritet rreziku për krijimin e gurëve të veshkave.  Një mekanizëm potencial që jep mundësinë e shpjegimit të shoqërimit midis përdorimit të antibiotikëve dhe nephrolitiazës është efekti i Mikrobioneve Intestinale (komuniteti i mikroorganizmave të strehuara në zorrët e njeriut), mbi kimin e urinës. Kompleksiteti i mikrobioneve nuk mund të kuptohet, shkencërisht. Ato janë te njeriu, si në shtëpinë e tyre, deri 500-1000 specie (lloje) bakteriale, shumica me lidhje simbiotike, të cilat prekin shëndetin e njeriut, i cili i ka mirëpritur. Në total, Microbionet Intestinale kanë afërsisht 150 x më tepër Gene sesa Genome humane.

SI VEPROJNË ANTIBIOTIKËT

Studimet e efektit që ka microbiota intestinale në gjendjen e shumë sëmundjeve dhe kondicioneve kronike janë shpesh të paafta për të identifikuar organizmat, të cilat janë përgjegjëse. Situata ndryshon në rastin e sëmundjeve të gurëve në veshka, pra, është e qartë se cilët janë përgjegjësit. Rëndësia e kësaj metabolite është e qartë që nga koha kur është vërtetuar se 80% e gurëve në veshka janë të përbërë nga Oxalate Calciumi. Studimet kanë treguar se në individët adultë, në USA, shkalla e kolonizimit të zorrëve nga Oxalobacter Formigenes varion nga 38-62% sipas individëve.

Nuk është ndonjë gjë për t’u habitur që antibiotikët do të zvogëlojnë prevalencën e Oxalobacter formigenes. Indianet aktualë të Amerikës kanë nivel më të lartë të kolonive të Oxalabacter formigennes dhe kjo i atribuohet përdorimit shumë të ulët të antibiotikëve nga kjo popullatë. Një tjetër shembull më i qartë është te fëmijët në Ukrainë, të cilët kanë akses të limituar në përdorimin e antibiotikëve, jo si në Shqipëri, që fëmijët i “mbysin” me antibiotikë dhe kanë kolonizim universal në moshën 3-4 vjeç, e cila bie me kalimin e kohës. A kanë të gjithë antibiotikët të njëjtin veprim negativ për krijimin e gurëve në veshka?

Antibiotikët, sipas llojit, kanë lidhje të ndryshme në krijimin e nephrolithiasis. Një shpjegim i mundshëm është rezistenca e Oxalobacter formigenes ndaj antibiotikëve. Kjo baktere është përgjithësisht e ndjeshme, pra, antibiotiku vepron zakonisht në rastin e infeksioneve. Por, rezistenca ka qenë dhe vazhdon të jetë e dokumentuar në rastet kur pacientët përdorin Cephalosporins, nitrofurantoin dhe grupin me spektër të gjerë, të Penicilinave. Studimi më i madh është bërë në UK, ku tregohet se ekspozimi i fëmijëve dhe adultëve ndaj antibiotikëve ka treguar për rritjen e mundësisë së krijimit të gurëve (nephrolithasis).

Në këtë përfundim doli studimi, në të cilin ishin pjesëmarrës 259.797 pacientë/e, nga të cilët 25.981 ishin me gurë në veshka. Në këtë hulumtim u studiuan 12 lloj antibiotikësh orale (nga goja). Pacientet/ët që kishin përdorur një nga 5 grupet (Sulfas, Cephalosporins, Fluoroquinolones, Nitrofurantoin/Methenamine dhe Penicilina me spectrum të gjerë), 3-12 muaj para se të diagnostikoheshin me nephrolithiasis, u shoqëruan me krijimin e gurëve në veshka.

Magnituda e shoqërimit ishte më e madhe në pacientët e moshave më të reja dhe 3-6 muaj para se të diagnostikoheshin me nephrolithiasis. Ky studim mbetet një nga pjesët më të rëndësishme për konstatimin shkencërisht të lidhjes midis përdorimit të antibiotikëve dhe formimit të gurëve. Por, po ashtu, ka faktorë të tjerë, të mundshëm lidhës të antibiotikut, të cilët mund të influencojnë në krijimin e nephrolithiasis. Një shpjegim i plotë është se 70% e baktereve të izoluara (veçuara) nga gurët (pasi hiqet guri dhe analizohet) të tipit Oxalat calcium ishin rezistente ndaj pjesës më të madhe të antibiotikëve. Kjo shpjegon se mbijetesa e baktereve ndaj veprimit të antibiotikut mund të ketë një rol në krijimin e gurëve.

Përfundimisht, rrethanat e përdorimit të antibiotikëve, në rastin e infeksioneve, të cilat do të rezultojnë në një periudhë të përkohshme të humbjes së pavetëdijshme të lëngjeve dhe në reduktimin e hidratimit, mund të inkurajojë apo ndikojë më tej për formimin e gurëve në veshka. Ky rrezik i zbuluar tani do të reduktohej në qoftë se antibiotikët do të shoqërohen me probiotikë.

Personalisht, kam rikonsultuar dhe testuar (Echo renale etj) plot paciente/ë, të cilët gjatë këtyre 13 viteve i kam trajtuar me antibiotikë dhe shoqëruar me probiotik dhe kam konstatuar se ata nuk kanë krijuar gurë në veshka. Në gjykimin tim, në pacientët, të cilët antibiotikët i shoqërojnë me Probiotik, rreziku për të krijuar gurë në veshka është minimal, pothuaj zero.