Një 24-vjeçare i ka befasuar të gjithë me reagimin e saj pas anullimit të fluturimeve, në aeroportin “Charlotte-Douglas International” në Karolinën e Jugut të SHBA-së.

E reja nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të autoritetit ajror, duke thyer dritaret e aeroportit.

Incidenti ndodhi rreth orës 11 të darkës, si pasojë e anulimeve të qindrave pasagjerëve me linjën ajrore, “American Airlines”.

Policia e Charlotte-Meckenburg ka identifikuar autoren e këtij incidenti. Ajo është Kathy Albright, e cila u zemërua shumë kur mori vesh lajmin se nuk do të bënte fluturimin që kishte kohë që e priste.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se ajo theu dritaren në afërsi të një parkingu dhe u largua nga zona, ndërsa policia po shqyrton rastin për të marrë masa ndaj 24-vjeçares.

Kompania ajrore njoftoi pasagjerët se fluturimet janë anuluar për shkak të disa problemeve teknike, i cili u zgjidh një ditë më vonë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook