Gazetari Jamal Khashoggi vdiq pas një përleshje në konsullatën saudite në Stamboll, raporton televizioni shtetëror i vendit duke cituar një hetim fillestar.

Sipas asaj që përcjell BBC  janë arrestuar  18 persona dhe janë shkarkuar dy gjeneralë, pasi është provuar se kanë qenë të përfshirë në përplasjen që çoi në vrasjen e gazetarit 61-vjeçar arab. Gjeneralët e shkarkuar janë zëvendës shefi i inteligjencës Ahmad al-Assiri dhe Saud al-Qahtani, ndihmës i lartë i princit të kurorës Mohammed Bin Salman, raporton BalkanWeb.

Kjo është hera e parë që mbretëria ka pranuar se zoti Khashoggi ka vdekur. Stambolli kishte akuzuar në mënyrë të vazhdueshme se gazetari ishte vrarë brenda konsullatës por autoritetet arabe kishin mohuar me forcë akuzat, deri mbrëmjen e të premtes. Gazetari u pa për herë të fundit të hyjë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, për të marrë dokumentet që do të lejonin që ai të martohej me të fejuarin e tij Hatice Cengiz.

Mbreti saudit Salman gjithashtu thuhet se ka urdhëruar formimin e një komiteti ministerial, të kryesuar nga Princi i Kurorës Mohammed, për të ristrukturuar shërbimet e inteligjencës./Ballkan Web