Arbana Osmana dhe Xhemi Shehu, dy moderatoret e njohura dhe koleget që punojnë në të njëjtin televizion, njëkohësisht dhe mike shumë të ngushta.

Xhemi nesër feston ditëlindjen, ndërsa Arbana ka nisur që sot duke postuar kujtime me mikeshën e saj të ngushtë. Në të gjitha fotot e postuara nga Arbana, Xhemi shfaqet duke ngrënë ose pa mendje.

“Numërimi mbrapsht për ditëlindjen e Xhemit me disa nga kujtimet më të mira nga viti i kaluar. Ku e rëndësishme ka qenë të kem dalë unë mirë sigurisht”, shkruan Arbana e cila pas publikimit të këtyre fotove ka marrë një mesazh nga Xhemi.

“Ej seriozisht e ke? 48 orë me foto të ndyra?”, i shkruan Xhemi ndërsa Arbana i përgjigjet se fotot qëndrojnë 24 orë në Instastory.

“Ke filluar një numërim mbrapsht që nuk e di”, i shkruan Xhemi.

“Nuk ke dalë keq jo”, ja kthen Arbana me humor.