Prej dy ditësh në mediat rozë po qarkullon lajmi se moderatorja Arbana Osmani është në një lidhje dashurie me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn.

Para disa javësh mori dhenë lajmi që ajo dhe bashkëshorti i saj, Ardit Kore janë ndarë pas 16 vitesh. Tashmë flitet se moderatorja e suksesshme po jeton një romancë me Grishajn.

Në instagramet e tyre vihet re se se Arbana dhe Eduarti kanë realizuar edhe udhëtime së bashku, e një prej tyre është dhe ai i nëntor/dhjetor të vitit të kaluar. Madje të dy kanë publikuar dhe fotografi në profilet e tyre, por gjithmonë jo bashkë.