Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka kryer disa lëvizje në rradhët e policisë.

Mbrëmjen e sotme është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rebani Jaupaj, dhe në vend të tij është emëruar Gjovalin Lokaj.

Gjovalin Lokaj që pritet të zërë vendin e Rebani Jaupajt, aktualisht është drejtor i Policisë Vendore Shkodër, ndërsa ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.

Mësohet se Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit,duke zëvendësuar në këtë detyrë Shaban Nexhin.

Më herët Jaupaj u komandua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë,pas shkarkimit të Haki Çakos, ndërsa Lokaj më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës.

Përpos bazës lëvizje pritet që të ketë edhe në qarqe me emërimin e Veliut.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook