Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Veliu do të zhvillojë një takim me kreun e organit të akuzës Donika Prela.

Po sot në Prokurori janë thirrur për të dëshmuar në lidhje me audio përgjimin, deputetët e PD Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor Gazmend Bardhi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook