Në ditët e sotme janë krijuar shumë faqe të ndryshme online, të cilat kanë si qëllim që të përfitojnë sa më shumë të ardhura dhe famë, duke publikuar lajme të rreme, përfshirë edhe ato mbi “vdekje”.

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmë, ku u përhap lajmi se moderatori i njohur Arian Çani kishte vdekur. Në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë, madje ai dje ka festuar edhe 50-vjetorin e lindjes

Teksa lajmi qarkullonte online, kjo situatë për Çanin u kthye në humor nga vetë ai, teksa drejtonte live emisionin e tij “Zonë e Lirë”.

“RIP Arian Çani! Mirmbrema tokesore, nje lajm i hidhur ka shokuar boten e televizionit dhe jo vetëm. Sot ne moshën 50-vjecare gazetari dhe prezantuesi me karizmatik ne Shqiperi ka ndërruar jete pas nje incidenti ne nje strip club te Tiranes, i cili ka rezultuar fatal per gazetarin. Nga te pranishmit ne vendin e ngjarjes behet me dije se i ndjeri para se te largohej nga kjo forme jete ka leshur nje tingull te çuditshëm “Pyyyytehh”, kjo pasthirrëm la lënë të shtangur te gjithe te pranishmit, te cilet nuk kane arritur t’i japin ndihmen e pare”, shkruhet ndër të tjera në lajmin e “vdekjes” së Çanit.

“Letra e vdekjes” që i kishin përgatitur në 50-vjetorin e lindjes, shkaktoi shumë të qeshura dhe batuta të hedhura nga Ariani, i cili e lexoi postimin e bërë për vdekjen e tij live para të gjithë teleshikuesve të tij.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Lek Plepi dhe Linda Morina thyejnë rrjetin, publikojnë projektin e tyre muzikor

Çani e mori me shumë sportivitet dhe i falënderoi ata që e kishin shkruar letrën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook