Një 36 vjeçar shqiptar u vu sot në prangat e policisë italiane në Puro, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, mbajtjes së armëve të zjarrit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Kostandin Zama, u arrestua në shtëpinë ku jetonte.

Menjëherë pasi pikasi se policia po shkonte drejt banesës së tij 36-vjeçari hedh nga dritarja e banesës 18 gr kokainë dhe një peshore elektronike.

Nga hetimet e mëtejshme të karabinierëve në mjetin tip Fiat që përdorej nga Zama, u gjetën një mori çelësash,  njëri prej të cilëve ishte i një apartamenti në Bergamo, i përdorur nga një tjetër i burgosur,  shtetasi me iniciale S.E, 36 vjeç, gjithashtu i akuzuar për favorizim prostitucioni.

Gjithashtu, me një nga çelësat e gjetur u gjet një vend i fshehur ku u gjet një pistoletë me 9 fishekë.

Kostandin Zama përfundoi në burg.