Pas arrestimit të 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve, nën akuzën e evazionit fiskal, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se ulja e taksave synon dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal. Po ashtu ai pohoi se arrestimi i një dyzine shkëlësish është mesazh i qartë: ‘Mos luani me taksat se ju gjen belaja’.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja👊”, shkruan Rama.