Policia e Vlorës ka rezultuar e suksesshme teksa ka parandaluar një përshkallëzim rasti të gjobëvenies nga dy të rinj i cili mund të kishte rezultuar fatal dhe me pasoja për jetën për një 46-vjeçar.

Dy të rinj mësohet se e kërcënuan me jetë sepse nuk pranonte tu paguante atyre shumën prej 100 mijë eurosh. Ata janë arrestuar nga policia e cila u kishte ngritur kuth sikur 46 vjeçari kishte pranuar të dorëzonte lekët, dhe u arrestuan gjatë pritjes së lekëve që nuk do ti marri kurrë tashmë.

Zyrtarisht policia deklaron se Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
– Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
– Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 euro.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar.
Konflikti mes 28-vjeçarit Beqiraj dhe shtetasit të kërcënuar SH.S., sipas policia ka qenë për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Godet me kaçavidë të riun, në pranga vlonjati 26-vjeçar

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.