Policia Italiane në Rimini ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë dhe e fejuara e njërit prej tyre. Vëllezërit A.H 28 vjeç dhe D.H 21 vjeç si dhe e dashura 28 vjeçarit janë arrestuar nga policia italiane pasi ishin duke transportuar drogë të llojit kokainë. 

Mediat raportojnë se çifti shqiptarë së bashku me vëllain dhe një romune kanë bërë lëvizje të dyshimta, duke vënë në lëvizje policinë e vendit fqinj.

 

Nga kontrolli që iu është kryer policia iu ka gjetur disa doza kokaine, të cilat vajza rumune i fshihte në reçipeta, ndërsa partneri i saj kishte zgjedhur si vend të fshehtë, mbathjet e tij.

Më pas në apartamentin e çiftit janë gjetur të tjera doza kokaine, brenda një qeseje të verdhë si dhe është gjetur edhe material për paketimin e drogës. Në total dozat e sekuestruara janë rreth 60.