Dy janë personat që kanë rënë në pranga pasi është hedhur dyshimi mbi ta që janë autorët e djegies së një sipërfaqeje kullote në fshatin e Kalasë të Delvinës, duke shkaktuar mjaft dëme.

Burimet zyrtare të policisë na njoftojnë se 45 vjeçari, Kastriot Zh që banon në Kopaçëz dhe 36 vjeçari, Nazmi H i cili banon në Kala të Delvinës, janë të dyshuarit kryesor përsa i përlet djegies së një sipërfaqeje të madhe prej 80 hektarësh kullotë dhe shkurre tek Mali i Muzgësë. Ato do të ndiqen nga Prokuroria me akuzën e veprës penale “Shkatërrim i pronës me zjarr i kryer në bashkëpunim”.