U arrestua nga policia italiane 21-vjeçari shqiptar pasi tentoi të hynte në vend pas kthimit nga Shqipëria.

Gjatë vitit të shkuar ai kishte kaluar një sasi të madhe kokaine për klientët e shumtë në Parma. Ai përfundoi në burgun e Anconas.

Më pas u arrestua në shkurt të vitit 2017 në Parma, u lirua me kusht duke vendosur masën e ndalimit të qëndrimit në qytetin e Parmas.

21-vjeçari nuk respektoi ndalimin dhe për gati një vit kaloi 1600 doza kokainë me qarkullim prej 130 mijë eurosh. Karabinierët vendosën të ndiqnin shqiptarin dhe veprimet e tij.