Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se tentoi të kalonte dy palestinezë të huaj jashtë vendit.

Në funksion të planit të masave “Vjeshtë 2017” nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, u arrestua në flagrancë shtetasi: I.B 52 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër.

Arrestimi i shtetasit I.B u bë pasi në qytet Koplik, Malësi e Madhe, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij tip Volkswagen 2 shtetas të huaj Palestinez, në drejtim të Malit të Zi.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e huaj kishin si destinacion vendet e BE.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook