Bie në pranga futbollisti anglez Wayne Rooney.

Ish-sulmuesi i Kombëtares angleze është vënë në pranga nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Daily Mail” raporton se ish-sulmuesi i Manchester United është arrestuar për prishje të qetësisë publike, ndërsa ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor, menjëherë pasi sulmuesi ishte kthyer nga një event në Arabinë Saudite.

Seanca gjyqësore për yllin e futbollit anglez do të mbahet më 24 janar.