Mediat franceze, bëjnë me dije se ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy është shoqëruar në polici dhe po mbahet në paraburgim në lidhje me financimet e fushatës së vitit 2007.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Sarkozy po merret në pyetje nga polica, në lidhje me një hetim mbi parregullsitë në financimin e fushatës zgjedhore.

Ky hetim do të jetë skandali më i madh financiar në Francë për dekada të tëra.

Mediat vendase, shkruajnë se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013.

Sarkozy ka pranuar ilegalisht miliona euro për fushatën e tij në vitin 2007 nga regjimi i ish-diktatorit të Libisë, Muammar Gaddaf.

Në prill të vitit 2012 u publikua një dokument ku thuhej se për Sarkozyn erdhi një pagesë prej 50 milionë eurosh nga regjimi diktatorial i Gaddafit, si mbështetje për figurën e tij gjatë kampanjës.

“Nuk kam marrë kurrë para apo ndonjë favor tjetër nga qeveria libaneze. As nuk u kam dhënë gjë. Të tilla deklarata janë false dhe desinformuese,” thoshte Sarkozy.

Djali i ish-diktatorit të Libisë, Saif Al Isalam Gaddaf thotë se ka qenë pikërisht vendi i tij që ka bërë të mundur financimin e fushatës elektorale të vitit 2007 në Francë për partinë e ish-presidentit Nicolas Sarcozy. “Sarkozy fillimisht duhet të sjellë paratë mbrapsh në Libi që i mori për fushatën e vet”, tha ai.

LEXO EDHE:  Zhduken diamantet me vlerë 15 miliardë dollarë, i dyshuar ish-presidenti

Ish-presidenti francez, mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës, për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook