Policia e Miamit ka arrestuar reperin e njohur Lil Pump, autorin e hitit viral të 2017-s, “Gucci Gang”.

18-vjeçari, i cili po udhëtonte nga Miami drejt Los Angeles, u vendos në pranga pasi agjentët e TSA gjetën lëndë nark*tike në valixhen e tij.

Prestigjozja amerikane “TMZ” shkruan se reperi dhe stafi i tij kishin hipur të gjithë në avion, por një stjuardesë u tha se kishte një problem.

Menjëherë pasi zbritën, policia i tregoi drogën e gjetur në valixhe dhe e arrestoi.

Kujtojmë që reperi amerikan ka pasur dhe probleme të mëparshme me policinë, pasi nuk është hera e parë që është kapur me drogë.

Por reperi është justifikuar se e mban lëndën narkotike për konsumim personal, pasi e ka të nevojshme.