Policia greke ka arrestuar një shqiptar këtë të martë në aksin rrugor Janinë-Arta, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge.

Bëhet e ditur se shqiptari u ndalua për kontroll dhe brenda në mjetin tip “BMW” u gjetën kanabis 41.2 kilogramë kanabis e ndarë në 39 pako.

Mësohet se ndaj tij ishin nxjerrë dy urdhra arresti. Një nga prokuroria e Athinës, me akuzën për vrasje në tentativë dhe një nga prokuroria e Korfuzit për vepra penale që lidheshin me narkotikët.

31-vjeçari ishte dënuar në mungesë me 27 muaj burg nga një gjykatë e Athinës, për armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme.

Përveç drogës dhe automjetit që i përkiste një tjetri shtetasi shqiptar që po kërkohet, u sekuestruan 1.300 euro, 1.000 lekë dhe dy telefona celularë..

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook